
Ekzistojnë disa mënyra të shëndetshme për trajtimin e flokëve biondë dhe për forcimin e ngjyrës së tyre. Njëra prej tyre është duke i shpëlarë flokët rregullisht me lëng kamomili dhe duke i lënë që të thahen në mënyrë natyrale.
Një tjetër mënyrë është duke i shpëlarë flokët me birrë apo me lëng limoni. Por ky i fundit duhet përdorur me shumë kujdes, pasi përdorimi i shpeshtë i tij, mund të çojë në tharjen e flokëve.
Një tjetër mënyrë e shëndetshme është duke i shpëlarë flokët me ujë me sodë, pas procesit të larjes. Gjithashtu për të shmangur dëmtimin e flokëve, reduktoni sa më shumë përdorimin e piastrës dhe tharëses./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





