Transmetuar më 31-08-2014, 19:00

Shkodër, 31 gusht 2014, NOA.al- Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike, mariuanë të braktisur. Çanta me drogë u gjet në vendin e quajtur “Hidrovori”, në Fshatin Hot, Malësi e Madhe, në afërsi të vijës kufitare, nga shërbimet e policisë kufitare.

Burime nga policia lokale i thanë korrespondentit të NOA.al se brenda çantës së zezë ndodheshin të paketuara pesë pako me lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, e cila pas peshimit rezultoi se ishte 5 kg dhe 165 gramë.

Autorët hodhën lëndën narkotike për të shpëtuar nga prangat e policisë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tyre, i tha NOA-s një burim nga sektori antidrogë i qarkut Shkodër. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit