Transmetuar më 31-08-2014, 13:36

Sekreti i rinisë së përjetshme gjendet tek sporti. Ky përfundim ka ardhur pas një studimi të realizuar nga doktor Lynn Cherkas nga King’s College në Londër dhe i publikuar në Archives of International Medicine. Në studimin e tij kanë marrë pjesë 2500 çifte binjakësh homozigotë, me qëllimin e llogaritjes së moshës biologjike dhe dallimin e diferencve që shkaktonte në fizik aktiviteti sportiv.

Rezultatet kanë treguar se ata që janë më “aktivë” dhe që merren me sport, duken 10 vite më të rinj se ata që kanë një jetë sedentare. Për këtë, studiuesi është mbështetur në gjatësinë e ADN-së në pjesën fundore të kromozomeve, të cilat në gjuhën shkencore njihen si talomerë.

Praktikisht është vënë re se ata që lëvizin të paktën 16 minuta në javë, kanë një gjatësi të ADN-së më të shkurtër (rreth 200 baza), në krahasim me të gjithë ata që lëvizin të paktën 3 orë në javë dhe më shumë, të cilët duken 10 vite më të rinj dhe organizmi i tyre është më i rinuar. a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit