Transmetuar më 30-08-2014, 20:12

Korçë, 30 gusht 2014, NOA.al- Policia e Korçës arrestoi sot Daniel M., banues në fshatin Miras, Devoll për akuzën e dhunës në familje.

Burime nga policia thanë se arrestimi u krye pas denoncimit të bashkëshortes së tij M.T., 21 vjeçe.

E reja i tha policisë se kërcënohej me jetë nga bashkëshorti si dhe dhunohej prej tij fizikisht dhe psikologjikisht.

Mes çiftit kishte pasur shpeshherë sherre për motive xhelozie.

Policia kreu arrestimin e Daniel M., i cili në komisariat ka mohuar akuzat e bashkëshortes së tij/k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit