Transmetuar më 30-08-2014, 18:46

Zvicër, 30 gusht 2014, NOA.al- Një foshnje 16 muajshe ka gjetur vdekjen pasi u harrua nga prindërit në makinë.

Ngjarja e cila tronditi opinioni publik në Zvicër ndodhi sot në La Chaux-de-Fonds pranë kufirit me Francën.

Njëri nga prindërit ka harruar ta ndalojë në çerdhe dhe ka vazhduar rrugën e tij për në punë. Ai ka lënë makinën për disa orë në parkingun e një kompanie sëbashku me foshnjën.

“Ka qenë fundi i ditës kur e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë prokurori lokal, Marc Remy, raporton AFP. Ndaj babait të foshnjës së vdekur ka nisur hetimi, ndërsa ngjarja është klasifikuar si aksidentale./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit