
Lëkura e thatë dhe e plasaritur është tejet shqetësuese, pasi humbet freskinë dhe shkëlqimin e fytyrës.
Për një fytyrë të thatë ekziston një maskë shumë e thjeshtë, e cila përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë dhe pa shumë shpenzim.
Për lëkurën e thatë, këshillohet tuli i portokallit i grirë imët, pak kos dhe pak miell.
Këta përbërës përziejini bashkë deri sa të bëhet një masë homogjene dhe më tej aplikojeni në fytyrë për 15 minuta.
Në përfundim masa e cila thahet në lëkurë, duhet shkërmoqur ngadalë, pasi në këtë mënyrë merr me vete edhe qelizat e vdekura dhe cipat e thata të lëkurës.
Në fund fare vijoni me procesin normal të larjes, por me ujë të ftohtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





