Transmetuar më 29-08-2014, 15:42

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, gjatë paradites, zonat veriore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në Qendër dhe Jug të vendit. Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira. Vranësira më të dendura do të ketë në zonat Jugore dhe Qendrore ku parashikohen edhe shira të dobët e të përkohshëm. Në mbrëmje, vranësirat tërhiqen drejt Verilindjes duke lënë pjesën tjetër të vendit nën kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa vetëm një rritje e lehtë pritet për temperaturat e mesditës. Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgë deri 3 ballë.

Europa

Në Europën Veriperëndimore dhe zonën e Alpeve, do të vijojnë ndikimin e tyre vranësirat e fuqishme të cilat do të gjenerojnë stuhi ere të fortë dhe shira mesatarë. Po ashtu, brigjet perëndimore të Norvegjisë duke përfshirë edhe rajonet perëndimore të Balltikut paraqiten me vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës. Jugperëndimi i kontinentit si dhe Europa Lindore dhe Juglindore karakterizohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit