Transmetuar më 29-08-2014, 11:05

Mitrovicë, 29 gusht 2014, NOA.al- Policia e Mitrovicës ka vënë në pranga pesë persona të cilët u kapën me 11 kilogramë lëndë narkotike.

Gjatë natës së lënë pas Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë konkretisht në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës  ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit u vunë në pranga A.O., 39 vjeç; P.O., 41 vjeç; A.A., 31 vjeç; Y.M., 37 vjeç dhe Sh.O., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Pezho” me ngjyrë  të kuqe me targa të Kosovës të cilën e drejtonte A. O., u gjet dhe sekuestrua një sasi substance narkotike e dyshuar marijuanë me peshë 11 kilogramë e 500 gramë, e cila ishte ndarë dhe e paketuar në 22 pako dhe ishte vendosur në një çantë.

Në vijim të këtij operacioni u sekuestruan edhe makina tip “Golf 4” ngjyrë gri me targa të Kosovës me drejtues SH. O., dhe makina tip “Audi A3”  me targa të Shqipërisë me  ngjyrë gri të cilën e drejtonte P. O., të cilat shërbenin si mburojë për ti hapur rrugën automjetit që transportonin lëndën narkotike. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, me synim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit