
Korçë, 29 gusht 2014, NOA.al- Një burrë nga Korça po procedohet penalisht pas denoncimit të bërë ndaj tij nga ish- bashkëshortja.
E.H., 56 vjeç, me banim në lagjen 10 të Korçës po ndiqet penalisht, pasi ish-bashkëshortja e tij I.Z., 54 vjeç, deklaroi në polici se ish- bashkëshorti i saj e ndjek nga pas, e kërcënon dhe për këtë ndihet e dhunuar psikologjikisht.
Në dëshminë e gruas, u tha se 56 vjeçari i bën presion që të bashkohen sërish dhe se nuk e pranon dot ndarjen. Gjithashtu për të mbajtur nën kontroll veprimet e gruas, e ndjek vazhdimisht./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





