
Tiranë, 29 gusht 2014, NOA.al- Është mbledhur në orët e para të paradites Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit, për të vendosur kalendarin e punimeve për tre javët e para të sesionit të ri parlamentar.
Në vijim u mblodh Komisioni i Ligjeve i cili diskutoi dekretet e kthyera nga Presidenti Bujar Nishani për rishqyrtim në Kuvend, për ligjin e KLD, për Shkollën e Magjistraturës, Gjykatën Administrative dhe Reformën Territoriale.
Gjatë mbledhjes u rrëzuan të katër dekretet e Presidentin ai për KLD, për Gjykatën Administrative, Shkollën e Magjistraturës dhe Reformën Territoriale.
Ndërkohë Komisioni i Sigurisë Kombëtare në një mbledhje të posaçme diskutoi lidhur me dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit, duke e rrëzuar atë pasi sipas relatorit Arben Çuko nuk ka asgjë për rishqyrtim dhe s’ka kundërshti me ligjin.
Në argumentet e tij për kthimin në Kuvend, Presidenti ishte shprehur se ligjet bien ndesh me Kushtetutën.
Përmbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot dhe miratoi kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri me dije se në bazë të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, të hënën e parë të muajit shtator, nis sesioni i tretë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit.
Anëtarët e Konferencës së Kryetarëve pasi u njohën me kalendarin e punimeve diskutuan edhe për axhendën e seancës plenare.
Meta njoftoi të pranishmit në mbledhje se seanca e parë plenare për këtë sesion do të zhvillohet më datë 1 shtator 2014 dhe do të nisë në orën 17:00.
Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. /a.y/noa.al/
Nishani kthen në Kuvend ref. territoriale. Rama: Do zmbrapsim dekretet
Presidenti kthen tre ligje për rishqyrtim në Kuvend
Nishani kthen ligjin për Shkollën e Magjistraturës
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





