



Fu Wengui është 15 vjeç dhe jeton në Pekin. Ashtu si gjithë adoleshentët e tjerë ëndërron për një jetë normale, por një sëmundje e rrallë, e ka bërë gjatësinë e qafës së tij shumë më të gjatë, pasi ka dhjetë vertebra në vend të shtatë të tillave.
“Sa herë që del tërheq vëmendjen e njerëzve”, thotë babai i tij Fu Genyou, 50 vjeç.
Në moshën gjashtë vjeçare, Fu u diagnostikua nga anomalia, e cila vetëm atëherë nisi të dukej.
Deri më tani i riu ka jetuar në këtë gjendje, por tashmë ka vendosur që ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të shpëtuar nga deformimi, por edhe për t’iu dhënë fund dhimbjeve që janë bërë të padurueshme.
Ndër të tjera siç thotë bababi i tij këto vertebra presionojnë nervat e qafës, duke i vështirësuar edhe ecjen. Wengui do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, për të reduktuar përmasat e qafës.
Një shoqatë bamirësie ka marrë përsipër mbilimin e shpenzimeve të kurimit, në mënyrë që i riu të ketë një jetë normale./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





