Transmetuar më 29-08-2014, 08:58

Vrasësi i John Lennon është penduar për veprimet e tij. Mark David Chapman, 59 vjeç, deklaroi se është treguar idiot kur në 8 dhjetor të 1980, vrau ish këngëtarin e Beatles në New York, para hyrjes së Dakota Building, pallati ku jetonte bashkë me të shoqen Yoko Ono.

Chapman ndodhet në një burg të New York, ku po vuan dënimin me burg përjetë, ndonëse ka tentuar disa herë për të përfituar lirinë me kusht.

“Në atë kohë nuk mendoja për njeri tjetër përveçse për veten. Më vjen keq që shkaktova kaq shumë dhimbje. Më vjen keq që u tregova kaq idiot dhe zgjodha krenarinë e gabuar”, tha 59 vjeçari para komisionit që duhet të vendoste për lirinë e tij me kusht, liri e cila u refuzua.

Burri deklaroi se është përqendruar te besimi dhe se e ka kuptuar tani di të zgjedhë midis Krishtit dhe krimit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit