
Mëmësi dhe martesë. Këto janë dy gjërat kryesore që çdo femër dëshiron të arrijë dhe të ketë në jetën e saj, në rend të përmbysur, jo ashtu siç i kemi shkruar më sipër. E njëjta gjë vlen edhe për një pjesë të madhe të femrave të famshme.
Ka edhe nga ato femra, të cila shprehen ndryshe. “Nuk vlej më pak si femër, sepse nuk jam bërë ende nënë. Mëmësia nuk është në listën e gjërave që duhet të bëj patjetër në jetë. Nuk kam dështuar si femër pasi nuk jam bërë ende nënë”, është shprehur Jennifer Aniston në një intervistë për "Today".
Sipas saj, familja është vetëm një aspekt i jetës së një personi por nuk është prioritet. Ajo ka thënë se ka bërë shumë gjëra në jetën e saj dhe ndihet thuajse e plotësuar.
Sa i takon veshjes së fustanit të nusërisë, ajo shprehet se ndihet shumë mirë siç është, edhe pse nuk e ka veshur kurrë përpara altarit. Marrëdhënia e saj me Justin Theroux, me të cilin është në një marrëdhënie prej dy vjetësh, shkon më së miri dhe nuk ka nevojë për asnjë llojë letre që të vërtetojë dashurinë mes tyre. a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





