Transmetuar më 28-08-2014, 21:39

Turqi, 28 gusht 2014, NOA.al – Presidenti Bujar Nishani ka marrë pjesë sot në ceremoninë solemne të inaugurimit të Kreut të ri të Shtetit turk të zhvilluar në Ankara, me ftesë të Presidentit të ri, Recep Tayyip Erdoğan.

Mësohet se Presidenti Nishani i uroi personalisht Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdoğan në Presidencën turke Çankay Köşkű, suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu bindjen se gjatë mandatit të Presidentit Erdoğan bashkëpunimi dypalësh do të forcohet dhe konsolidohet edhe më shumë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike. a.s/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit