Transmetuar më 28-08-2014, 19:44

Berlin, 28 gusht 2014, NOA.al – Ministri i Jashtëm, Ditmir  Bushati, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, e zhvilluar në Gjermani ku shprehu nevojën e bashkëpunimit rajonal, qoftë kjo në aspektin politik, por edhe atë makroekonomik.

Në fjalën e tij gjatë Segmentit të Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati, shprehu rëndësinë e periodizimit të kësaj iniciative, si dhe gjetjen e instrumentave të duhura, për të mundësuar në vitet e ardhshme, hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete të përbashkëta në rajon, që zgjojnë interesin e investitorëve potenciale gjermanë, dhe europianë në tërësi.

Bëhet e ditur  se Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë që u duhet kushtuar aspekteve gjeopolitike në procesin e zgjerimit, të cilin e konsideroi si një proces të bazuar në merita dhe udhëhequr nga performanca, por duke ruajtur në të njëjtën kohë kredibilitetin dhe parashikueshmërinë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank. W.Steinmeier në fjalën e tij , u shpreh se kjo Konferencë, nënvizon sërisht, angazhimin gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na dhënë mundësinë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit, drejt BE-së, si dhe për të diskutuar çështjet që janë vendimtare për ritmet dhe suksesin e përafrimit  të tij me BE-në. a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit