
Berlin, 28 gusht 2014, NOA.al – Është çelur Samiti i Ballkanit në Berlin të Gjermanisë, i cili zhvillohet në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane dhe drejtohet nga kancelarja Angela Merkel.
Ajo është shprehur se nevojitet intensifikimi i marrëdhënieve mes vendeve.
“Ka shumë gjëra që mund të bëhen bashkarisht. Nevojitet intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona. Ky vit përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 75 vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Sot Ballkani është në paqe’, mësohet se ka thënë Merkel në fjalën e saj.
Të pranishëm në këtë samit janë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si dhe Presidenti i Komisionit Europian Barroso e Kryeministri austriak. a.s/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





