Transmetuar më 28-08-2014, 16:53

Serbi, 28 gusht 2014, NOA.al- Policia serbe ka vrarë një shqiptar të Kosovës dhe ka plagosur një tjetër person në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet e ditur se personi që ka humbur jetën është identifikar si Fatmir Mehmeti, ndërsa i plagosur ka ngelur Naim Zeqiri. Si pasojë e konfliktit me armë mes dy shqiptarëve të Kosovës dhe policisë serbe, ka ngelur i plagosur edhe një polic serb.

Korrespodenti i NOA.al në Kosovë bën me dije se dy shqiptarët kanë qenë duke prerë dru në pyll, në kufirin mes dy vendeve, në momentin që është hapur zjarri. Policia e Kosovës konfirmon se shqiptari i plagosur, Naim Zeqiri është arrestuar nga policia serbe.

Blutë e Kosovës i bëjnë apel qytetarëve të mos kalojnë kufirin mes dy vendeve. a.s/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit