Transmetuar më 28-08-2014, 15:15

Durrës, 28 gusht 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga dy persona si të dyshuar për një vjedhje me dhunë të ndodhur në zonën e Plazhit.

Në vijim të hetimeve u identifikuan dhe vunë në pranga Elvis Hasani 21 vjeç, me banim në Shkozet, i dënuar dhe akuzuar disa herë më parë për vjedhje, shitje narkotikësh dhe plagosje dhe 16 vjeçari K.M., nga Durrësi, i akuzuar më parë për vjedhje.

Siç raporton Noa.al, dy të rinjtë rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, poshtë mbikalimit të Urës së Dajlanit në zonën e Plazhit, pasi kanë pikasur 59 vjeçarin E.V., e kanë sulmuar atë duke e goditur me grushta dhe pasi e kanë shtrirë përtokë i kanë marrë orën që mbante në dorë, unazën e floririt si dhe portofolin.

Pas punës hetimore dhe identifikimit të autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, gjatë kontrolleve të ushtruara 16 vjeçarit K.M, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë  e provës materiale ora e vjedhur, e markës Tissot.

Ndërkohë rezultoi se unaza është shitur prej tyre në një argjendari kundrejt vlerës prej 7000 lekë dhe është shkrirë, ndërsa portofoli i vjedhur  pas marrjes së shumës së të hollave në të është hedhur./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit