Transmetuar më 28-08-2014, 14:22

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u hoq një tumor me peshë prej thuajse 10 kilogramësh dhe me përmasa sa një top basketbolli.

Protagonist i kësaj ngjarje është Frank Bollettieri, 76 vjeç, i cili as që e dinte se e kishte një tumor të tillë, deri në momentin që bëri një radiografi.

“Gjëja që na befasoi më shumë, ishin përmasat e tumorit, por edhe mungesa e simtpomave të tij”, deklaroi William Huang, mjek onkolog pranë Langone Medical Center.

Gjatë heqjes së masës tumorale, kirurgët hoqën edhe një veshkë. Qysh pas ndërhyrjes i moshuari thotë se ndihet më së miri, duke shtuar, “Kur u zgjova pas operacionit, falenderova Zotin. Mendoj se do jetoj deri në 100 vjeç. Jam i lumtur”.

Pas ndërhyrjes 76 vjeçari çdo tre muaj do të bëjë kontrolle të herë pas hershme, për të parë nëse tumori mund të përsëritet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit