Transmetuar më 28-08-2014, 13:55

Kushdo që ka udhëtuar të paktën një herë me avion, e di. Pas udhëzimeve të dhëna para nisjes, stjuardesat këshillojnë fikjen e çdo lloj pajisje elektronike veçanërisht të celularëve, sidomos në fazë ulje dhe ngritje, pasi mund të ndërhyjnë në pajisjet e bordit.

Është zbuluar se jo të gjithë pasagjerët e ndjekin këtë rekomandim, pasi e mbajnë celularin e tyre të ndezur gjatë gjithë udhëtimit.

Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar nga Apex (Airline Passenger Experience Association) dhe Cea (Consumer Electronics Association), janë gjashtë në dhjetë personat që nuk i fikin celularët gjatë udhëtimit.

Por cilët janë rreziqet që kanosen? Problemi kryesor është elektromagnetik, pasi pajisjet elektronike interferojnë duke penguar valët dhe sinjalin e mjetit fluturues për të komunikuar me tokën dhe pengon dërgimin e sinjaleve.

Gjithashtu telefonat e ndezur interferojnë edhe në busull, duke krijuar probleme për orientim, megjithëse aeroplanët e tipit të fundit janë krijuar në mënyrë që të mos ndikohen nga këto interferenca.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që të shkelen rregullat e thëna, pasi pajisja nuk është 100% efikase dhe mund të ndodhin interferenca, të cilat mund të krijojnë probleme serioze.

Për këtë arsye kompanitë ajrore preferojnë të jenë të kujdesshme, për të shmangur rreziqet si dhe për të garantuar siguri maksimale.

Jo vetëm kaq por përdorimi i telefonave celularë gjatë fluturimit mund të shkaktojë shpërqendrimin e pilotëve, kjo pasi rënia e ziles së një telefoni të ndezur ka shkaktuar jo pak herë shpërqendrimin e pilotit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit