Transmetuar më 28-08-2014, 11:27

Rihanna padiskutim është një nga ato femra të famshme e cila di se si ta trajtojë veten. Këngëtarja 26 vjeçare, është fotografuar në plazhet e Siçilisë në Itali, duke marrë rreze dielli dhe duke shijuar një periudhë pushimesh.

Ajo është fotografuar në një jaht luksoz në shoqërinë e disa miqve të saj, ku e veshur me bikini të zeza, dukej tejet sensuale teksa merrte poza për tu fotografuar.

Më tej ajo zbriti në det nëpërmjet një gomoneje për të shijuar më nga afër bukuritë e bregut italian.

Mësohet se kostoja e këtij jahti është mbi 330 mijë dollarë për një javë, përveç shpenzimeve të tjera. Por Riri duket se nuk e ka problem një pagesë të tillë, duke marrë parasysh të ardhurat e saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit