Transmetuar më 28-08-2014, 11:00

Korçë, 28 gusht 2014, NOA.al- Një sherr mes bashkëshortëve në Devoll të Korçës, ka degraduar në përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me armë.

Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i 74 vjeçarit Niko M., me banim në fshatin Vërlen të Devollit.

I moshuari u arrestua pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij Dh.M, 63 vjeç, banuese në Vërlen, e cila ka deklaruar në polici se i shoqi në mënyrë të vazhdueshme e ka kërcënuar me armë dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se 74 vjeçari pinte dhe e rrihte vazhdimisht të shoqen, por këtë herë dhuna kishte qenë edhe më e rëndë, duke bërë që të ndërhyjnë fqinjët, për ta shpëtuar, pasi krahas dhunës fizike, e kishte kërcënuar edhe me armë.

Pas denoncimit të ngjarjes u bë denoncimi i të moshuarit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokua një armë gjahu teke 12 mm, me shtatë fishekë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit