
Shkodër, 28 gusht 2014, NOA.al- Kryeplaku i fshatit Bruçaj në Shkodër u vu në prangat e policisë.
Mhill Demaj, 57 vjeç, me banim në fshatin Grudë e Re, komuna Rrethina Shkodër, u ndalua pasi duke qenë me detyrë kryeplak i Fshatit Bruçaj, Komuna Pult, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj, janë gjetur dhe asgjësuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë kanabis sativa./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





