
Shkodër, 28 gusht 2014, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës është vënë në pranga.
Eder Pisli, 31 vjeç, me banim në Shkodër, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim. I riu dyshohet se më 11 gusht në vendin e quajtur Shirokë, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të 50 vjeçarit A.V.
Kapja e 31 vjeçarit u bë në banesën e tij pas një operacioni të mirë organizuar të forcave të policisë Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik Model 56 mm si dhe 47 copë fishekë model 56./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





