





Këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi që nga momenti që është bërë baba, po e shijon edhe më shumë jetën dhe atë që i ka dhuruar Zoti, një familje të plotësuar.
Në profilin e tij në Instagram, Ermali ka postuar një fotografi teksa laun me djalin e tij, Joelin, ndërsa si diçiturë ka shkruar “Të ka baba çun”.
Ermali shihet duke buzëqeshur, ndërsa bien në sy mbathjet e lezetshme të të voglit me shkronjat “Mickey Mouse”.
Ermal Mamaqi bashkë me të shoqen Amarda Toska dhe djalin e tyre Joel, i kanë bërë pushimet e tyre verore jashtë Shqipërisë, duke u munduar që të argëtohen sa më shumë bashkë me vogëlushin që i ka lidhur edhe më shumë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





