Transmetuar më 27-08-2014, 20:29

Hilde van Malderen është një gazetare e famshme sportive në Belgjikë, e cila rrezikon që të krijojë një tërmet të vërtetë në botën futbollit.

Në një fushë si ajo e futbollit, një vajzë e bukur nuk mund të kalojë pa u vënë re, por askush nuk e pret atë që Hilda thotë se i ka ndodhur gjatë viteve të fundit.

Reporterja ka publikuar një libër në të cilin tregon mesazhe dhe biseda të nxehta me protagonistët e futbollit në Belgjikë.

Futbollistë, trajnerë, arbitra, drejtues, gazetarë e shumë e shumë persona të cilët e kanë provokuar, dhe e kanë tepruar me të.

Diskutohet shumë për privatësinë, pasi ndonëse nuk janë përmendur emra, Hilde ka folur për klube futbolli konkret.

Ndër mesazhet e nxehta të publikuara prej saj janë.

-Nga këto anë thuhet se ke një dëshirë të madhe për seks. (Një futbollist)

-Shpresoj që një ditë të mund të takohemi edhe jashtë kësaj bote. Nuk do doje të njihje një njeri pas futbollit? (Një mbrojtës i Anderlecht).

-Nuk rresht së ëndërruari. (Një arbitër)

-Shiko sa më pëlqen. (Një gazetar i dërgon me mesazh një fotografi të organit të tij gjenital).

-Sot ishte shumë e bukur. (Një sulmues i La Gantoise)

-Eja të flesh nga unë sonte. (Një ish sulmues i Bruges).

-Të martën në aeroportin e Burges. Unë dhe ti, në tualet. Si thua? (Një futbollist i Bruges).

-Nuk kërkoj një histori sepse jam i martuar. Por duke qenë se je beqare, unë dhe ti mund të jemi miq në shtrat. (Një mesfushor i Zulte-Waregem)./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit