Transmetuar më 27-08-2014, 18:37

Tiranë, 27 gusht 2014, NOA.al- Të dhunuara prej kohësh, nënë e bijë denoncuan në polici kryefamiljarin.

Azis L., 49 vjeç u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë së komisariatit nr.1 në kryeqytet, pas denoncimit të bërë nga e shoqja dhe vajza, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes 42 vjeçare T.L., dhe ndaj vajzës së tyre adoleshente.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se 49 vjeçari pinte rregullisht dhe ishte xheloz për të shoqen, duke bërë që të ngrinte dorë ndaj saj.

Vajza e çiftit e cila ishte dëshmitare e dhunës që pësonte gruaja, i kishte kërkuar nënës që të ndahej, duke bërë që babai të ngrejë dorë edhe mbi të.

Ky veprim ishte i përsëritur duke bërë që nënë e bijë të kërkojnë ndihmë në polici, çka çoi në arrestimin e kryefamiljarit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit