Transmetuar më 27-08-2014, 17:53






Një grua e moshës 50 vjeçare hapi pakon e corn flakes për mëngjes, dhe brenda saj gjeti një mi të pjekur bashkë me to.
Zbulimi i pazakontë ndodhi në Portsmouth të Anglisë, ku siç raportojnë mediat vendase gruaja po hapte kutinë e drithërave për të përgatitur mëngjesin për fëmijët.
Pas kësaj gruaja u ankua për rrjetin e marketit “Tesco”, ku kishte blerë produktin e “Kellogs”.
Si pasojë e denoncimit të gruas edhe vetë kompania që prodhon “Kellogs” nisi hetimet për të zbuluar nëse ajo që thotë gruaja është e vërtetë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





