
Secili prej nesh duhet të ruajë një raport të ekuilibruar me ushqimin, në mënyrë që të ruajë peshën trupore. Për këtë arsye më poshtë sjellim një dietë treditore për gjithë ata persona që duan të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme.
Nëse ndiqet me rregullsi mund të humben deri në pesë kilogramë dhe nëse dëshironi të humbni sërishë peshë, atëherë riporvojeni sërish pas dy ose tre muajsh.
Gjatë të treja ditëve duhet pirë shumë ujë, duhen ngrënë ushqime integrale që ngopin dhe kryesisht perime. Por duhet treguar kujdes me sasinë e sheqerit që merrni.
Pasi të mbaroni dietën nuk duhet të hidheni me kokë mbi ushqim. Më mirë hani pesë vakte dhe nga pak.
Në mëngjes mund të zgjidhet një lëng i freskët frutash, një filxhan kafe ose çaj, i shoqëruar me dy biskota integrale. Vaktet e ndërmjetme mes mëngjesit dhe drekës si dhe mes drekës dhe darkës duhet të kenë në bazë frutat si një kokërr mollë, një banane, një kivi, një lëng portokalli etj.
Dreka e ditës së parë përbëhet nga 50 gramë oriz integral dhe salltë. Dita e dytë përfshin një sallatë me perime zgare në masën 100 gramë, si dhe një fetë bukë. Ndërsa në drekën e ditës së tretë parashikohet një sallatë mikse, me vezë të zier, zarzavate dhe perime si dhe një çaj sipas dëshirës.
Darka e ditës së parë parashikon 200 gramë peshk në zgarë me gjysmë fete bukë dhe pak perime të pjekura.
Darka e dytë përfshin 150 gramë filete pule, perime dhe gjysmë fete bukë.
Darka e ditës së tretë parashikon vetëm dy porcione supe me perime si dhe një patate e pjekur me avull.
Gjatë të treja netëve para se të bini për të fjetur pini një çaj sipas dëshirës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





