


Tiranë, 27 gusht 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani, ka dekretuar Ermonela Felaj, në postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Gjithashgtu ai ka dekretuar edhe shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi, nga posti ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Pak kohë më parë Celibashi deklaroi largimin e tij nga posti i ministrit duke e cilësuar si një vendim personal.
D E K R E T
PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Ermonela Felaj, emërohet ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8698
Tiranë, më 27.08.2014
D E K R E T
PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, shkarkohet nga detyra. .
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8697
Tiranë, më 27.08.2014./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





