



Historia e Kantabai Thakre është vërtetë e pabesueshme. Gruaja indiane mbeti shtatzënë në vitin 1978, kur ishte 24 vjeç, por diçka shkoi keq.
Fetusi nuk zhvillohej normalisht dhe mjekët e kishin paralajmëruar se kishte shumë pak mundësi që shtatzënia të ecte me sukses. Dhe kështu ndodhi.
Por duke qenë kundër një operacioni kirurgjik, Kantabai Thakre u largua nga shtëpia dhe lejoi që dhimbja e shtatzënisë së papërmbushur të kalonte vetë.
Pas disa muajsh gjendja e saj shëndetësore u përmirësua ndjeshëm dhe gruaja mendoi se ishte shëruar. Por javën e kaluar dhimbjet u shfaqën sërish, shumë më të forta dhe në mënyrë të papritur.
Kantabai, tashmë 60 vjeç, iu drejtua mjekëve të qytetit indian të Nagpur, të cilët e nënshtruan ndaj një rezonance magnetike.
Rezultatet ishin të pabesueshme, gruaja kishte një masë kockore në bark, eshtrat e fëmijës që nuk kishte lindur kurrë. Pas kësaj ajo u operua dhe kockat e foshnjës u nxorrën nga trupi i gruas./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





