Transmetuar më 27-08-2014, 14:11

Krujë, 27 gusht 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës gjashtë vjeçare është mbytur në mënyrë aksidentale.

Në orët e mbrëmjes së djeshme rreth orës 19.00, në liqenin e fshatit Tapizë të Krujës  është mbytur gjashtë vjeçarja me iniciale M.B.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se vogëlushja gjatë kohës kur po luante buzë liqenit është futur për të larë duart pasi i kishte bërë pis.

Pas kësaj e mitura ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në liqen duke u mbytur.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet për hedhjen dritë mbi rrethanat./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit