
Tiranë, 27 gusht 2014, NOA.al – Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu është shprehur se Shqipëria ka qenë përkrah NATO-s në misionin e saj në Afganistan, ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bërë me dije se ushtria shqiptare do vijojë misionin në këtë vend, duke mbështetur aleatët.
Dekarata e Arvizut dhe Kodhelit janë bërë gjatë ceremonisë së pritjes të kontingjentit ushtarak “Eagle 8” në Zal Herr.
Ambesadori Amerikan, Aleksandër Arvizu ka shprehur vlerësim për drejtuesit e ushtrisë shqiptare. Ai ka thënë se Shqipëria në këto misione ishte krah NATO-s duke treguar sakrificë dhe kontribut.
“Vlerësojmë punën e gjithë-secilit prej jush. Kam ndjekur me vëmendje punën tuaj. Flamuri shqiptar qëndron krah atij amerikan e të NATO-s. Vlerësim drejtuesve të ushtrisë shqiptare”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e tij, ambasadori gjerman.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka bërë me dije se misioni i kontingjentit ushtarak “Eagle 8” shënon përfundimin e dislokimit. “Sakrifica juaj për paqen dhe lirinë në zonat e nxehta vlerësohet maksimalisht. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në Afganistan krah aleatëve”, është shprehur Kodheli.
Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli u ndal edhe tek kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në krye të detyrës në misionin paqeruajtës në Afganistan. “Do të doja të kujtonim së bashku vëllain, shokun, bashkëluftëtarin tuaj, Kapiten Feti Vogli. Tek ai gjeni shembullin më të mirë për karrierat dhe jetën tuaj”, tha Kodheli.a.s/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





