
Tiranë, 27 gusht 2014, NOA.al – Dy autmjete janë përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Marikaj-Vorë, rreth orës 04:25 të mëngjesit të ditës së sotme.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e flakëve që kanë përfshirë automjetet, nuk ka përsona të lënduar.
Si pasojë e kësaj ngjarje është bërë devijimi i automjeteve nga Maminasi drejt Tiranës për shkak të bllokimit të autostradës. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe autoambulancat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. a.s/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





