
Tiranë, 27 gusht 2014, NOA.al – Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 27 gusht 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Ndërtimet pa leje; Policia, kontroll në dosjet e legalizimeve”.
Tituj të tjerë janë; “Zbulohen sms-të e shefit të policisë me emigranten 32 vjeçare”.
“Përgjimet, Rama: Asnjë e keqe nuk na vjen nga Gjermania”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Roshi: Priten rrjedhje nga PD-ja”.
Tituj të tjerë janë; “Rama zbardh projektet për Shqipërië dhe rajonin”.
“Vlorë, gjendet i vrarë me armë zjarri një person 26 vjeçar, në mbrëmje”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Arrestohet shefi i policisë, mesazhet e ngacmimit seksual për emigranten”.
Tituj të tjerë janë; “Rrëzohet helikopteri i dytë në Dukagjin, në pranga autorët e sulmit”.
“Rama: Me Merkelin s’do flas për përgjimet, ja 4 projektet e Berlinit”.
“Vlorë, ekzekutohet në pritë 27 vjeçari në malin e Shashicës”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Rregullorja e Thesarit; Vartësit “tradhëtojnë” Çollakun".
Tituj të tjerë janë; “SHKB arreston Palukun”.
“Përgjimet, Rama: Nuk na vjen e keqja nga Gjermania”.
“Matura, të hënën nis plotësimi i formularit”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Dukagjin, luftë dhe helikopterë të rrëzuar”
Tituj të tjerë janë; “Kryeministri Edi Rama, dje në aeroport si pasagjer i thjeshtë”
“Strategjia, SHBA-të do të shtojnë bazat ushtarake në Shqipëri”
“Korçë, vidhte të vdekurit për të mbajtur gjallë familjen”. a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





