Transmetuar më 26-08-2014, 18:58

Nga fillimi i vitit e deri më tani, 1889 persona kanë humbur jetën në detin Mesdhe, duke u përpjekur të hynin në mënyrë të parregullt në Europë. 1600 prej tyre janë shënuar vetëm nga fillimi i qershorit e deri më tani. Lajmi është bërë publik nga Komisariati i Lartë i ONU për refugjaët (Unhcr), i cili ka vënë theksin tek realizimi i një aksioni urgjent në të gjithë Europën dhe të përqendruar.

Sipas Unhcr, nuk ka më kohë për të humbur dhe duhet realizuar në mënyrë urgjente një operacion, i cili do të mundësojë përforcimin e operacioneve të kërkimit në Mesdhe si dhe do të nisë të minimizojë numrin e atyre që tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar.

Sipas kësaj organizate, të shumtë janë refugjatët që vijnë nga Eritrea, Somalia, Siria e vende të tjera të botës së tretë, të cilët përshkojnë rrugë të rrezikshme dhe udhëtime të gjata. a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit