Transmetuar më 26-08-2014, 18:43

Një verë pa veshur bluzat me krahë të shkurtër është tamam si të kalosh gjithë verën pa bërë plazh. Mund të tingëllojë disi banale, por është me të vërtetë e pamundur të imagjinosh një verë të tërë pa veshur bluza me krahë të shkurtra, si për femat, edhe për meshkujt. Por a e dini se cila është dhe ka qenë moda e bluzave për këtë verë?

Preen by Thornton Pegazzi sugjeron silueta të gjera, të plota, me njolla të dukshme e stampa të mëdha të vendosua në bluzë, me kontraste mes të bardhës dhe të zezës. Kompania Fany, në fakt, sugjeron diçka më rinore. Bëhet fjalë pr vendosjen e stampave të Snoopy kudo dhe ngjyrosjen e bluzave me nunca të hapura.

Për Tory Burch, ato që njihen gjerësisht edhe si T-Shirt, bëhen mjaft të gjalla, duke vendosur në to dekore të ndryshme të lidhura përgjithësisht me pamje të natyrës, të kombinuara herë pas here edhe me gurë të rëndë, jo të çmuar. a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit