Transmetuar më 26-08-2014, 18:26

Sarandë, 26 gusht 2014, NOA.al – Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi janë kapur nga forcat e policisë duke ndërtuar dy objekte të ndryshme pa leje.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bënë me dije për NOA.al se është arrestuar 33 vjeçari Aleksandër Lukaj, lindur dhe banues në Sarandë, pasi ishte duke ndërtuar pa leje një objekt, në tokë publike në Ksamil.

Të njëjtat burime konfirmojnë së krahas Lukajt është arrestuar edhe 48 vjeçari Ferit Qendro, i cili u kap nga shërbimet e policisë në fshatin Gajdar duke ndërtuar pa leje një objekt (magazinë me profile metalike) në një tokë në pronësi të tij.

Pë të dyja rastet është vendosur sekuestro e objektit të paligjshëm. a.s/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit