
Në muajin shtator do të shfaqet në të gjitha kinematë botërore filmi më i fundit në të cilin Selena Gomez ka marrë pjesë. Ajo luan rolin e një vajze të thjeshtë, e cila do t’i “nxijë jetën” një vajze shumë të pasur.
Në jetën e saj reale, është tërësisht diçka tjetër. Aktorja dhe këngëtarja 22 vjeçare rrëfen në “Tu Style” se mundohet të jetë një vajzë e mirë dhe e sjellshme, por shpesh bie në tundim. Sa për Justin Bieber, ajo pëshpërin: “Kush e di…”.
“I dashuri ideal duhet të më bëjë të qesh dhe të vishet me kostum, pasi kështu më bën që të kem dashuri për të. Me Justin, nuk di ç’të them, por di vetëm se do të dua gjatë gjitë jetës ta shikoj mirë dhe të jetë i lumtur”, ka thënë Selena, e cila prej pak kohësh është rikthyer me Bieber.
Ajo shprehet se është rritur me vlera të forta të kulturës latine. “Të bëjmë ndonjë çmenduri të vogël, është njerëzore dhe normale, por besoj së tepërmi në vlerat e familjes, miqësinë dhe korrektësinë”, ka shtuar ajo. a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





