
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat malore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Gjatë natës por edhe në mëngjesin pasardhës, kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe në ato të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperendimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzin 2 – 3 ballë.
Europa
Vendet e Balltikut dhe Finlanda paraqiten në kushtet e vranësirave të fuqishme të shoqëruara me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shirash. Po ashtu, në zonën Alpeve Europiane me shtrirje nga Franca deri në Slloveni do të vijojnë ndikimin e tyre masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në këto rajone vranësira dhe shira. Ndërsa moti i kthjellët do të jetë dominant në Europën Lindore dhe Juglindore si edhe gadishullin Iberik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





