Transmetuar më 26-08-2014, 10:58

Fier, 26 gusht 2014, NOA.al- “Nuk na bindet”, është ky argumentimi i dhënë nga një i moshuar dhe vajza e tij pas dhunës së ushtruar ndaj nuses.

L.D., 78 vjeç dhe vajza e tij 48 vjeçare M.SH., me banim në Fier po procedohen penalisht pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të të moshuarit dhe kunatës së gruas, E.D., 41 vjeç.

Gruaja e dhunuar i ka denoncuar në polici familjarët e të shoqit, duke thënë se e keqtrajtonin pa shkak dhe së bashku ngrinin dorë edhe mbi të.

Të shoqëruar në polici babë e bijë pohuan se kishin debatuar me nusen duke thënë se gjithçka vinte, pasi gruaja nuk e mbante mirë vjehrrin dhe nuk i bindej atij, duke përfituar edhe nga mungesa e të shoqit i cili ndodhej më të shumtën e kohës në punë.

Nga ana e saj 41 vjeçarja tregoi para uniformave blu edhe disa shenja dhune, duke bërë që ndaj të moshaurit dhe vajzës së tij të nisë procedimi penal./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit