
Kurbin, 26 gusht 2014, NOA.al- Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të kryeplakut të fshatit Skuraj.
Marjan Gega 41 vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa u bë shpallja në kërkim e 41 vjeçarit Artur Kola, me banim në lagjen nr.1 Laç, Kurbin,
Procedimi ndaj tyre filloi, pas në fshatin Skuraj në vendin e quajtur “Gryka e Bilbilave”, në një sipërfaqe të rrethuar me rrjetë teli dhe me bimësi të lartë, u gjetën të mbjella 1837 bimë narkotike të llojit kanabis sativa ku kultivues i tyre dyshohet të jetë Artur Kola.
Ndërkohë kryeplaku Gega, u arrestua pasi si kryeplak i fshatit nuk ka përmbushur detyrën e në bazë të ligjit për kontrollin e territorit dhe dhënien e informacionit.
Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Krubimit për Gegën për “Moskallzim krimi”, ndërsa për Kolën për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Lidhur me këtë rast ka filluar ecuria disiplinore dhe është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë i Komisariatit të Policisë Kurbin, Kryeinspektor Haxhi Hoxha, me detyrë Ndihmëspecialist SPZ në zonën Skuraj./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





