


Shkodër, 26 gusht 2014, NOA.al- Policia ka rinisur operacionin antikanabis në Shkodër, operacion i cili ndodhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë ditës së djeshme nuk u ndërhy për shkak të zhvendosjes së efektivëve nga njëra zonë në tjetrën.
Mësohet se gjatë ditës së sotme operacioni është shtrirë në fshatrin Sumë dhe në Lagjen Alavana të fshatit Xhan, në komunën Pult, ku janë angazhuar 144 forca policore operacionale të kontrollit të territorit.
Nga strukturat e policisë të angazhuar për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në komunën Pult, në fshtrat Sumë dhe Xhan, janë asgjesuar 3210 rrënjë bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në 15 parcela.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale nga oficerët e policisë gjyqësore, bima narkotike është asgjesuar me djegie.
Gjithashtu nga kontrolli i terrenit në një stan është gjetur dhe sekuestruar edhe një thes me bimë boçe të bimës narkotike kanabis sativ rreth katër kilogramë, por që pesha e saktë do të jept pas peshimit dhe kryerjes së veprimeve proceduriale e hetimore . Aktualisht strukturat policore vijojnë kontrollin e e territort në zonat e këtij fshati.
Ndalohet një i dyshuar për sulm me armë ndaj policisë
Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Komunat e zonës së Dukagjinit për asgjësimin e bimëve narkotike, nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të sulmit me armë ndaj helikopterit të policisë, si dhe ndalimi i një funksionari vendor.
Gjatë ditë së djeshme nga strukturat e policisë është bërë ndalimi me iniciativë i 19 vjeçarit Pal Dushku, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.
I riu dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjësonin sipërfaqet e konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme Dushku dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri helikopterin e policisë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
Po ashtu është bërë ndalimi i 52 vjeçarit Gjon Bungu, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.
Bungu dyshohet se duke qenë me detyrën e kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij. Materialet procedurale në ngarkim të ëktij shtetasi i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





