
Elbasan, 26 gusht 2014, NOA.al- Një grua e moshës 58 vjeçare M.B., me banim në Elbasan po procedohet penalisht.
Në ngarkim të saj ka bërë kallëzin penal shtetasi I.S., banues në Elbasan i cili sqaron se gruaja duke qënë me detyrë ish arkëtare në kompaninë CEZ dega Elbasan, dyshohet ti ketë vjedhur 25 000 lekë të energjisë elektrike, duke mos arkëtuar ato.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre, vjedhja e kryer duke shpërdorur detyrën”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





