
Tiranë, 25 gusht 2014, NOA.al- Konfindustria në një qëndrim të saj është shprehur se do ti kerkojë zyrtarisht qeverisë dhe vendimarrjes politike marrjen e masave të jashtëzakonshme me qëllim kthimin me çdo kusht dhe sa më shpejt të besimit të investitorëve dhe qytetarëve të lëkundur nga rënia tërësore e sistemit të menaxhimit të institucionit strategjik të Bankës së Shqipërise.
Administratori i përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku thotë se Konfindustria në këshillim me partnerë ndërkombëtarë vlerëson, se ndërhyrja e jashtëzakonshme në institucionin dhe legjislacionin mbi të cilën ushtrohet veprimtaria e BSH, duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore:
-së pari parashikimin me ligj për fillimin e menjëhershëm të negociatave me Bankën Qendrore Europiane për kalimin e menjëhershëm të drejtimit të BSH në nivel ekzekutiv nga një personalitet ndërkombëtar i fushës. Gjithashtu shumica relative në këshillin mbikëqyres të BSH ti përkasë personaliteteve ndërkombëtare të fushës të propozuara nga BQE dhe/ose bankave qendrore të vendeve të zhvilluara demokratike.
-së dyti fillimin e negociatave me BQE për gjetjen e mënyrave për zëvendësimin sa më të shpejtë të monedhës kombëtare Lek me monedhën e Bashkimit Europian -Euro.
Shtohet më tej se paaftësia e deritashme për të zhvilluar politika monetare efektive për ekonominë, kostot shtesë të shkëmbimeve si dhe mundësia për të abuzuar me operacionet me monedhën kombëtare, sikurse dështimi i fundit në institucionin e BSH, mbështesin kërkesen e mesipërme, që në kushte të tjera do ishte jo e këshillueshme./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





