Transmetuar më 25-08-2014, 11:43

Një sezon i gjatë me punë dhe angazhime dhe më në fund disa ditë qetësie dhe pushimi për veten dhe të shoqin. Këngëtarja Juliana Pasha po kalon një periudhë pushimesh vërtetë përrallore në Zakynthos të Greqisë.

Vetë Pasha ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram nga pushimet, ku ndodhet bashkë me të shoqin Altinin dhe qenushin e tyre Kiko.

Fotografitë që shikoni bashkëngjitur Juliana i ka shoqëruar me fjalët, “Pushime 2014, Zakynthos, Greqi. Eh mo Kiko s’na u ndave, kudo me ne”.

Më tej ajo ka vlerësuar një plazh si më të bukurin, ndërsa në një tjetër fotografi ku shihet duke parë nga deti shkruan, “Po i jap një të shtyrë anijes se ka mbetur në vend”.

Juliana Pasha është një nga këngëtaret më të vlerësuara në vend, falë zërit të saj dhe hiteve të shumta. Juliana është e martuar me Altinin, i cili merret gjithashtu me muzikë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit