
Lezhë, 25 gusht 2014, NOA.al- Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Mirditës nën akuzën për një seri vjedhjesh.
Nga Stuktura e Komisariatit të Policisë Mirditë, u kap personi i shpallur në kërkim, Pjerin Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Domgjon, Mirditë.
Ndalimi i tij u bë, pasi ishte shpallur në kërkim policor nga ana e komisariatit të policisë Lezhë per veprën penale të “Vjedhjes”.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se Lala në bashkëpunim me tre persona të tjerë dyshohet së jetë autor i disa vjedhjeve të banesave të ndodhura në qytetin e Shëngjinit gjatë muajit gusht./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





