Transmetuar më 25-08-2014, 08:58

Emisioni televiziv që ka shoqëruar ndjekësit e rregullt të “Pasdite në Top Channel do të ndryshojë moderatore. Nuk do të jetë më Ulpiana Lama ajo që do të drejtojë këtë emision, por një imazh i ri vjen bashkë me sezonin e ri të emisionit.

Do të jetë spikerja e lajmeve në televizionin “News 24”, Kozeta Turishta, ajo që do të drejtojë këtë emision.

Në një postim në profilin e saj Kozeta konfirmon, duke shkruar se, “Nëse dëshiron të bëhesh dikushi në jetë, ji i sinqertë, i thjeshtë, dhe me këmbë në tokë… Mirë thonë që dashuria e vërtetë nuk zgjat përgjithmonë…Pas fiks 10 vitesh, divorcohem nga dashuria ime e vjetër Lajmet; isha 18 vjeç kur dhashë për herë të parë një Edicion Informativ, e pikërisht në studion e atij tv që më ndriçoi rrugën drejt një bote më të gjerë televizive në mediat kombëtare. “Rozafë”, mirënjohje e falenderime nga ana ime!! Duke filluar nga dt.1 shtator 2014 do shihemi në Top Media. Ndjehem shumë e vlerësuar, që Top Channel, më ofroi mundësinë për të qenë pjesë e stafit të tyre, duke më besuar drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”. Privilegj për mua të jem pjesë e kësaj studioje, pas prezantimit në këtë format edhe të kolegeve të mia paraardhëse, figura te nderuara dhe model në llojin e tyre, si Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgia, dhe Ulpiana Lama, të cilave shumë përzemërsisht i përcjell respektin dhe konsideratën time më të madhe! Falenderoj Mjeshtrin e Madh Bujar Kokonozi, dhe pjesën tjetër të bordit drejtues që pikërisht më zgjodhen mua mes shumë kolegesh të tjera të nderuara, e shumë profesioniste. Kënaqësi e veçantë dhe fat për këtë mundesi në Top Channel, do bëj më të mirën që të gjithë të ndjeheni krenar për mua”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit