


Për të shlyer atë që pësuan për muaj me radhë dy vajza të mitura, mes dhunës dhe abuzimeve, ditët e burgut nuk do të jenë kurrë të tepërta. Sidomos nëse abuzimi ka ndodhur nga nëna dhe nga i dashuri i saj.
Dy vajza me moshë gjashtë dhe tetë vjeçare u përdhunuan për muaj me radhë nga nëna e tyre 29 vjeçare Amanda Arellano, dhe nga 30 vjeçari Daniel Kelly Copeland.
Nga fillimi i shtatorit të vitit 2011 dhe deri në 18 janar të vitit 2012, dy vogëlushet ranë pre e abuzimeve seksuale të dhunshme, në shtëpinë e tyre në Macon të Georgia (SHBA).
Çifti kishte vendosur që në lojërat e tyre erotike të përfshiheshin edhe të voglat, të cilat përveçse detyroheshin të kryenin akte seksuale, fotografoheshin nga dy pedofilët.
Shpesh detyroheshin që të shikonin nënën dhe të dashurin e saj duke bërë seks.
“Ju tregojmë se çfarë bëjnë të rriturit”, iu thoshte gruaja vajzave. Por provat dhe dëshmitë e makthit të përjetuar nga dy vogëlushet, shokuan së tepërmi sallën e gjyqit Bibb County Superior Court, ku u zhvillua procesi gjyqësor, ku u dëgjua se si nëna i bllokonte vajzat për të lejuar që i dashuri i saj ti përdhunonte.
“Me këtë veshje nuk kam fyer kurrë njeri. Por ajo është ku… më e ulët që kam parë ndonjëherë”, deklaroi gjyqtari Howards Simms.
Gruaja u dënua me 30 vjet burg për përdhunim dhe abuzim me të miturit. Mësohet se gjithçka u zbulua pasi babai i vajzave kishte mësuar se çfarë ndoidhte në shtëpi. Muaj më parë Daniel u dënua me 25 vjet burg./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





