Transmetuar më 24-08-2014, 19:21

Algjeri, 24 gusht 2014, NOA.al- Një futbollist ka humbur jetën në fushë pasi u godit me gurë nga tifozët.

Incidenti tragjik nisi kur Albert Ebosse Boojongo, sulmuesi Kamerunas i klubit algjerian JS Kabylie, u godit dje nga një gur që erdhi nga tifozët, në fund të takimit që skuadra e tij humbi me rezultatin 2-1 kundër USM Alger në Tizi Ouzou. 24-vjeçari Ebosse, pas përfundimit të takimit, ishte nisur drejt dhomave të zhveshjes, kur papritur u shtri në tokë pa ndjenja.

Futbollistët e tjerë u përopën t’i jepnin ndihmën e parë, por 24-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Gjatë kësaj ndeshjeje, Ebosse shënoi golin e vetëm për ekipin e tij më anë të një penalltie, ndërkohë sipas gazetës spanjolle Marca, Ebosse ishte bërë baba pak orë para ndeshjes që i mori edhe jetën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tifozit që qëlloi futbollistin me gurë./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit